Angela Merkel akuzohet për tradhti

E publikuar: 30/08/2017 18:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pothuaj 1.000 aktakuza për tradhti janë deponuar kundër kancelares Angela Merkel që nga kriza me refugjatët në vitin 2015 deri më tash.

Shumicën e aktakuzave i kanë deponuar ithtarët e partisë djathtiste populliste Alternativa për Gjermaninë, e cila në zgjedhjet e shtatorit mund të fitojë karriget e para në Parlamentin Federal përcjell al jazzera.

“Akuzat kundër kancelares u treguan të pabaza”, ka deklaruar zëdhënësja e Zyrës se Prokurorit Federal Frauke Keller, transmeton Koha.net.

Prokuroria Federale në Karlsruhe, në jugperëndim të Gjermanisë, është përgjegjëse për hetimet e sigurisë shtetërore e sipas ligjit është e detyruar të shqyrtojë të gjitha akuzat penale që merren me këtë temë.

Vendimi i kancelares gjermane që të lejojë hyrjen në vend të më shumë se 1 milion kërkuesve azili në vitin 2015 dhe 2016, ka ndikuar në rënien e popullaritetit të Unionit të Krishterë –Demokrat, por popullariteti personal është në ngritje krahas rënies së intensitetit valës së refugjatëve.

Aktualisht Merkel udhëheq në anketa, para konkurrentit nga Partia Socialdemokrate të Martin Schulzit.

AfD (Alternativa për Gjermaninë) e cila tubon ithtarët antimigrantë dhe antimyslimanë në anketa ka përkrahjen e 9 për qind të qytetarëve