“Me anë të demarkacionit Kosova i humb 8200 hektarë” (Video)

E publikuar: 23/02/2017 16:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për të diskutuar për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi i ftuar në lajmet e RTV 21 ishte Florim Isufi, profesor nga katedra e gjeografisë.

Profesori Isufi tregoi se nga Qeveria e Kosovës nuk ka pasur ndonjë ofertë për të qenë gjeograf për komisionin e matjes së territorit.

Isufi thotë janë disa materiale të cilat pa vetëvije apo qëllimisht kanë krijuar huti ose në një mënyrë thotë se e kanë shtrembëruar të vërtetën në këto harta.

“Për nga aspekti shkencor ne kemi konkuluduar se matja e territorit të Kosovës pa e mbyllur poligonin pa i mbyllur të gjitha vendet, pa bërë demarkimin me të gjitha vendet përreth nuk është logjike, por masi është kerku një përfaqësues ka shku Fitim Humolli”, sqaroi profesor Isufi duke treguar aryset përse nuk ka qenë i përfshirë në hulumtim, shkruan rtv21.tv

Isufi tha se matja e parë në territorin e ish Jugosllavisë ishte bërë në vitin 1984 dhe atëherë tha se është dal një sipërfaqe prej 10.887 kilometrave katorë.

“Duhet ta sqarojmë opinionin se matja e territorit zakonisht është bërë me metoda më të vjetra, ndërkaq matja e parë në territorin e ish Jugosllavisë është bërë në vitin 1984 është bërë me një digitalizer gjerman dhe atëherë është dal një sipërfaqe prej 10.887 kilometrave katorë”, shtoi ai.

Profesor Jusufi tha se territori i Kosovës është më i madh se 10.905 kilometra katrorë. Me anë të këtij demarkimi Kosova i hup 8200 hektarë.

“Qafa e Çakorrit dhe e Qafa kullës se Zhglebit nuk janë në territorin e Kosovës ato janë pika kufitare”, shtoi ai./21Media