Android 8.0 Oreo për Galaxy A3, A5 (2017), S7, S7 Edge dhe Tab S3 në zhvillim

E publikuar: 07/02/2018 15:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi kompletoi Android 8.0 Oreo beta për Galaxy S8, Samsung do të kthejë vëmendjen nga pajisjet e tjera e disa prej tyre i dimë tashmë.

Ndërsa padyshim Note 8 do të jetë prioriteti kryesor i Samsung, një raport i ri na SamMobile dhe GalaxyClub thotë se Galaxy S7, Galaxy S7 Edge, Galaxy A5 2017, A3 2017 dhe Galaxy Tab S3 janë në objektivat e kompanisë.

Samsung ende nuk ka publikuar versionin final të Oreo për Galaxy S8, por pritet të ndodhë në javët në vijim.

Për Galaxy Note 8 nuk ka pasur asnjë informacion. Ndërsa do të duhen muaj përpara se këto përditësime të mbërrijnë, ajo që është e qartë për ne është radhë e pajisjeve që do të kalojnë në Oreo 8.0.

Gjithashtu është përfolur se kësaj liste do ti bashkohet Galaxy S6, e do të ishte me të vërtetë çudi nëse ndodh. Galaxy S6 ka debutuar në 2015-ën me Android 5.0.2 Lollipop. /PCWorld Albanian