Andre Silva afër largimit drejt Sevillas

E publikuar: 11/08/2018 04:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milani e ka lënë Andre Silvan dhe Riccardo Montolivon jashtë nga skuadra për përballjen ndaj Real Madridit.

Kjo pasi fillimisht sulmuesi besohet se është shumë afër kalimit të tij te Sevilla.

Miqësorja parasezonale do të zhillohet të shtunën mbrëma në Spanjë.

Andre Silva (Getty Images)

Trajneri Gattuso do të jetë pa Pepe Reinan, Ivan Strinic dhe Ignazio Abaten, që të gjithë të lënduar.

Sidoqoftë, mungesat më të përfolura janë ato të Andre Silvas dhe Riccardo Montolivos.

Drejtori Leonardo konfirmoi se reprezentuesi portuge, silva, ishte një prej atyre që mund të largohet, bashkë me Baccan.

Sky Italia dhe AS pohojnë se Silva është afër kalimit te Sevilla, vetëm një vit pasi Milani pagoi 38 milionë euro për të.

Marrëveshja pritet të jetë për një huazim prej 5 milionë eurosh me opsionin për ta blerë për 30 milionë euro të tjera.

Rossonerët tashmë e kanë shitur Nikola Kalinicin te Atletico gjatë javës.

Skuara e Milanit për përballjen ndaj Real Madridit: A Donnarumma, G Donnarumma, Plizzari; Bellanova, Calabria, Caldara, Musacchio, Rodriguez, Romagnoli, Simic; Biglia, Bonaventura, Brescianini, Calhanoglu, Halilovic, Kessie, Locatelli, Mauri, Torrasi; Bacca, Borini, Cutrone, Higuain, Suso