Andersson: Jemi ekip i mirë dhe e kemi merituar suksesin

E publikuar: 03/07/2018 21:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Suedisë, Janne Andersson, thotë se skuadra e tij bën lojë të mirë ekipore dhe e ka merituar kualifikimin në çerekfinale.

Falë triumfit ndaj Zvicrës, ekipi skandinav i është gëzuar kualifikimit të parë në çerekfinale që nga viti 1994.

Festa e suedezëve (Foto: Getty Images)

“Ishte ndjenjë e papërshkrueshme duke qëndruar në anën e fushës dhe duke i dëgjuar tifozët teksa bërtitnin emrin tim, por futbolli është një sport ekipor dhe kjo skuadër, sipas meje, e personifikon këtë”.

“Të gjithë angazhohemi shumë për njëri-tjetrin, si brenda, ashtu edhe jashtë fushës. E dimë se jemi skuadër e mirë dhe se e kemi merituar suksesin tonë”.

“Jemi vërtet shumë të gëzuar për suksesin që e kemi arritur deri më tani. Mirëpo, duhet ta shijojmë këtë shpejt, sepse kemi një ndeshje tjetër shumë shpejt, të shtunën”.

Suedia është kualifikuar në çerekfinale (Foto: Getty Images)

“Nuk mjafton kjo që e kemi bërë – duam ta fitojmë edhe ndeshjen e radhës”, ka deklaruar Andersson.

Suedia në çerekfinale do të luajë kundër fituesit të duelit ndërmjet Kolumbisë dhe Anglisë. /Telegrafi/