Anderson: Do të japim gjithçka për Lazion

E publikuar: 13/02/2018 13:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Felipe Anderson duket se ka lënë pas mospajtimet me Simone Inzaghin dhe tani edhe publikisht ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Lazion.

Braziliani ka pasur një konfrontim të ashpër me trajnerin në humbjen ndaj Genoas dhe kështu u la jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Napolit.

Ai është ftuar për ndeshjen ndaj Steaua Bukureshtit dhe duket se dyshja kanë lënë inatet anash.

Lojtari nëpërmjet një postimi në Instagram ka shfaqur gatishmërinë për trajnerin dhe cdo gjë që ka të bëjë me klubin nga kryeqyteti italian.

“Faleminderit për gjithë dashurinë, për mesazhet përkrahëse dhe këshilla”.

“Do të japim gjithçka për ngjyrat tona. Bashkëlojtarët, trajnerin e tifozët, faleminderit edhe një herë. Forca Lazio”, ka shkruar Anderson në Instagram.

Vlen të theksohet se lojtari gjatë verës kishte thënë haptas se do i pëlqente të kalonte te Manchester Unitedi. /Telegrafi/