Ancelotti: Skuadra e Milanit që humbi Ligën e Kampionëve ndaj Liverpool në vitit 2005 ishte më e mirë se ekipet fituese të vitit 2003 dhe 2007

E publikuar: 02/05/2020 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Carlo Ancelotti pretendon se skuadra e Milanit që humbi Ligën e Kampionëve ndaj Liverpool në vitit 2005 ishte më e mirë se ekipet fituese të vitit 2003 dhe 2007.

Italiani fitoi dy trofe të Ligës së Kampionëve me kuqezinjtë, por edhe humbi një në vitin 2005 në finale ndaj Liverpoolit.

Megjithatë, ai ndjen se ekipi që humbi ndaj Reds në penallti në Stamboll ishin superior ndaj atyre që fituan në 2003 dhe 2007.

Milani i vitit 2005

“Ekipi i vitit 2005 ishte më i mirë se ai i vitit 2003. Në 2007, ne patëm një motiv të jashtëzakonshëm. Ne e fituam atë përmes motivimit dhe jo cilësisë”.

“Unë e pashë finalen e Stambollit 10 vjet më vonë. Ne gjithashtu luajtëm shumë mirë në kohën shtesë”, përfundoi italiani.