Ancelotti: Napoli nuk ka qenë kurrë në krizë

E publikuar: 16/09/2018 12:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Napoli ka marrë një fitore të vuajtur ndaj Fiorentinës me rezultat minimal 1-0.

Napolitanët u rikthyen te fitorja pas humbjes së thellë nga Sampdoria javën e kaluar me rezultat 3-0.

E për fitoren e arritur ndaj Fiorentinë ka folur edhe trajneri italian Carlo Ancelotti.

Tekniku i Naoplit ka thënë se lojtarët kanë bërë ndeshjen që e kishin përgatitur gjatë javës.

“Kemi bërë ndeshjen që e kemi përgatitur gjatë javës. Bëmë disa gabime në pjesën e parë në fazën ofensive por në të dytën i rregulluam”.

“Mbrojtja ka luajtur mirë dhe kjo më kënaq. Napoli nuk ka qenë asnjëherë në krizë siç është shkruar”.

Pas katër ndeshjeve në Serie A, Napoli ka grumbulluar nëntë pikë duke marrë tri fitore. /Telegrafi/