Ancelotti mund ta marr drejtimin e Napolit

E publikuar: 02/05/2018 20:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Carlo Ancelotti është një opsion për Napolin nëse Maurizio Sarri largohet gatë verës.

Ka raporte që Sarri mund të shkojë në Ligën Premier tek skuadra e Chelseat, Arsenalit apo edhe të Tottenham Hotspur.

Ndër kandidatët që do të marrin drejtimin e skuadrës napolitane është edhe Ancelotti, i cili është lojtar i lirë pasi u shkarkua nga Bayern Munich, raporton Radio CRC.

Carlo Ancelotti (Getty Images)

Ancelotti refuzoi punën e Italisë, duke këmbëngulur se dëshiron të punojë në nivel klubesh dhe Napoli mund të jetë destinacioni i ri.

Partenopei nuk kanë fituar Scudetto që nga ditët e Diego Armando Maradonës, përkatësisht viti 1990 dhe aktualisht janë katër pikë larg liderit Juventus, kur kanë mbetur edhe tre xhiro deri tek përfundimi i kampionatit italian.

Ancelotti gjithashtu është raportuar se mund të merr drejtimin e Arsenalit pas largimit gjatë verës së Arsene Wengerit.

Ndryshe, italiani në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadra të tjera italiane si Milan dhe Roma. /Telegrafi/