Ancelotti: Ky është sulmuesi më i mirë në histori

E publikuar: 22/03/2016 17:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, i ka “dhënë zemër” Cristiano Ronaldos.

Italiani e cilëson portugezin si sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave.

“Unë kurrë nuk kam trajnuar lojtar më të fortë se Cristiano Ronaldo. Ai është sulmuesi më i mirë në historinë e futbollit”, deklaroi Ancelotti për faqen e UEFA-s.

Gjithashtu, edhe Ronaldo gjithmonë e ka konsideruar Ancelottin si trajner të jashtëzakonshëm.