Ancelotti: Ja pse po luan mirë Ronaldo

E publikuar: 12/04/2015 10:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo po luan mirë sepse skuadra po luan në shpejtësinë e duhur.

Kështu mendon trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.

“Cristiano Ronaldo po luan mirë pasi skuadra po luan shpejtë dhe po i jep atij mundësi më shumë para golit”, tha Ancelotti.

Real Madridi ndeshjen e fundit e fitoi ndaj Eibar, me rezultat 3-0.

Ronaldo e shënoi golin e parë në ndeshje dhe tash kryeson në La Liga sa i përket golashënuesve.