Ancelotti: E vështirë përballja me PSG-në, do të bëjmë më të mirën  

E publikuar: 05/11/2018 21:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Napoli, Carlo Ancelotti, ka thënë se nuk e di se çfarë formacioni Paris Saint-Germain do të përdorë ndaj tyre, teksa parisienët i cilësoi si një kundërshtar vërtetë të fortë.

Napoli është nikoqir i PSG-së në ndeshjen e së martës mbrëma e vlefshme për Grupin C dhe Ancelotti pret një përballje shumë të vështirë.

“Në ndeshjen e parë ata përdorën dy strategji të ndryshme. Tani unë me të vërtetë nuk e di se cilat do të përdorin nesër”, ka thënë fillimisht Ancelotti në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

“Ata mbeten një ekip i fortë, shumë i vështirë për t’u marrë me të, dhe për momentin ata janë krejtësisht të padeshifrueshëm”.

Ancelotti ka besim në skuadrën e tij (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

“Nuk ka asnjëherë kohë për t’u përballur me ekipet më të mira, kemi respekt të madh për një skuadër vërtet të fortë”.

“Duke bërë mirë në pjesën e parë na jep më shumë bindje, por është ende një lojë vërtet e vështirë”.

“Grupi po bën mirë, po rikuperohemi nga ndeshja e së premtes. Ne e dimë rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe atë që duhet të bëjmë”.

“Ne jemi të ndezur në mënyrë të drejtë dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën ndaj një prej ekipeve më të mira në botë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/