Ananasi është pema e vetme e cila nuk përmban pesticide, ndërkaq veprimi i tij për shëndetin është ligj

E publikuar: 14/08/2018 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në kultivimin e ananasit nuk përdoren pesticide dhe mjete të tjera mbrojtëse.

Ananasi është pemë e adhuruar në gjithë botën, për shkak të shijes dhe aromës së këndshme që ka, mirëpo pakkush e di që është i shërueshëm, transmeton Telegrafi.

Në molekulat e këtij fryti specifik gjendet edhe përbërësi i fuqishëm antikanceroz, gjë që do të mund t’i kontribuojë prodhimit të ilaçit të ri kundër kësaj sëmundjeje të rrezikshme.

Ananasi rekomandohet edhe si ndihmë në humbjen e peshës trupore, për eliminimin e celulitit, kundër rrudhave dhe ënjtjeve.

Pesë arsye përse duhet të hani më shpesh:

1. Ananasi i freskët ka vlerë të ulët të kalorive, mirëpo është i pasur me vitamina dhe minerale të shumta.

2. Në 100 g ananas ka rreth 50 kalori, ngjashëm me mollën.

3. Ananasi përmban enzimë proteolitike bromelaine, e cila merr pjesë në tretjen e ushqimit dhe zbërthen proteinat. Për bromelainën besohet që ka cilësi antiinflamatore, antikancerogjene dhe cilësi kundër ngjizjes së gjakut.

Hulumtimet tregojnë që konsumimi i rregullt i ananasit ndihmon në luftën kundër artritit, tretjes së keqe dhe te infeksionet e parazitëve siç janë skratë.

4. Anasi i freskët është burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, të domosdoshme për sintezën e kolagjenit në trup, i cili është i rëndësishëm për ndërtimin e venave të gjakut, lëkurës, organeve dhe eshtrave.

Veç tjerash, vitamina C është e rëndësishme për punën normale të imunitetit.

5. Ananasi përmban edhe vitaminën A në formë të beta-karotenit, mirëpo përmban edhe në masën më të mirë të vitaminës B dhe kalium.

Kaliumi është i rëndësishëm për kontrollin e pulsit dhe për shtypjen e gjakut. /Telegrafi/