Analisti Armend Muja thotë se Grenelli ka probleme logjike

E publikuar: 28/02/2020 00:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti i njohur kosovar, Armend Muja, së fundi ka bërë një status në profilin e tij në Facebook, e në të cilin ka sulmuar qëndrimin e fundit të shprehur nga emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, që përkon me atë të shprehur nga LDK-ja dhe presidenti Thaçi.

Ai ka deklaruar se ka “problem logjik” në idenë se do të detyrohet Serbia të njoh Kosovën pas dialogut, ndërkohë që Serbia po e vazhdon fushatën e çnjohjeve.

“Taksa: Ka nje problem ne logjiken e Grenell, LDK-se dhe Presidentit – ne njeren ane thuhet hiqe taksen se do ta detyrojme Serbine per njohje ndersa ne anen tjeter nuk po arrijne te sigurojne nje perkushtim qe Serbia ndalon fushaten e cnjohjeve.” – shkruan ai, përcjell Periskopi.

Në fakt z.Muja harron që shteti serb synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe i cili bashkë me investimet direkte të huaja është i kushtëzuar pikërisht me njohjen e shtetësisë së vendit tonë. E se shteti ynë duhet të njihet nga Serbia, së fundi e tha edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, i cili në një deklarim të djeshëm madje shprehu frikën se brenda këtij viti shteti i tij mund të detyrohej që ta bënte një gjë të tillë.

Sidoqoftë, z.Muja ka thënë se mbështet heqjen e taksës, ndërkohë që në qëndrimin e tij që sulmon logjikën e z.Grenell ka marrë shumë pëlqime nga aktivistët e Vetëvendosjes.

Ndryshe, Richard Grenell më herët kundërshtoi heqjen e pjesshme të taksës nga ana e kryeministrit Albin Kurti.

Më poshtë e keni statusin e plotë e të paredaktuar të tij:

Taksa: Ka nje problem ne logjiken e Grenell, LDK-se dhe Presidentit – ne njeren ane thuhet hiqe taksen se do ta detyrojme Serbine per njohje ndersa ne anen tjeter nuk po arrijne te sigurojne nje perkushtim qe Serbia ndalon fushaten e cnjohjeve. Nese nje perkushtim kunder cnjohjes eshte i veshtire imagjinojeni sa veshtire do te jete sigurimi i njohjes. Nje rikujtim (1) ndalja e fushates se cnjohjes ishte thirrje e shteteve te Quint per Serbine dhe (2) Perkushtimi per heqje te barrierave jo-tarifore dhe zbatim te marreveshjeve paraprake me Kosoven ishte kerkese e BE-se per Serbine (Konkluzionet e Keshillit te BE, qershor 2019).

P.S une perkrah heqjen e takses, ndaljen e cnohjeve dhe te drejten e shtetit per aplikim te masave te reciprocitetit kur pozita e saj ne marredhenie tregtare eshte e disfavorshme (konform Marreveshjes se CEFTA dhe GATS). Njekohesisht, jam adhurues i madh i paqes mes popujve dhe shteteve ne Ballkan.