Analistët: Vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje

E publikuar: 29/06/2017 23:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka publikuar rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 11 qershorit.

Analistët kanë thënë partitë politike duhet t’i krijojnë institucionet që vendi të mos shkojë edhe një herë në zgjedhje.

Gazetari Leonard Kërquki, ka thënë se vendi nuk e ka lusin të shkojë në zgjedhje.

“Do të jetë fazë e komplikime për secilin që do të jetë në krye të Qeverisë – sidomos jo kur flitet për Gjykatën Speciale”.

“Nuk e kemi luksin të shkojmë në zgjedhje shkaku i saj”.

Edhe njohësi i çështjeve politike, Rrahman Paçarizi, ka thënë se zgjedhjet nuk janë opsion i mirë për vendin.

Për zgjedhje nuk është as analisti, Shkëlzen Maliqi.

Këto komente analistët i kanë bërë në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova.