Analistët thonë se Galaxy S10 do të ketë 12GB RAM dhe 1TB memorie

E publikuar: 27/11/2018 16:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Versioni me rrjet celular 5G i Galaxy S10-ës do të jetë një përbindësh i vërtetë sipas analistëve. Plot 12GB RAM dhe 1TB memorie të brendshme premtojnë analistët e GF Securities për versionin e rangut të lartë.


Gjithashtu sipas tyre telefoni vjen me ekran 6.7-inç dhe katër kamera të pasme plus dy frontale duke dërguar totalin në gjashtë.

Ka pasur spekulime se S10 do të ketë 512GB memorie të brendshme, ashtu si Note 9, ndërsa është plotësisht e mundur që memoria prej 1TB të përfshijë edhe kartën microSD 512GB.


Ndërsa RAM-i prej 12GB e fut telefonin në një ligë tjetër sepse telefonët që mbajnë aktualisht rekordin kanë 10GB RAM.

Versioni 5G i S10-ës pritet të vijë me kapakë të pasmë prej qeramike. /PCWorld Albanian