Analistët thirrje për qetësi pas rënies drastike të monedhave kriptografike

E publikuar: 16/11/2018 01:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Institucionet të cilat po tërheqin investimet e tyre janë një prej faktorëve kryesorë që çuan në rënien e papritur të bitcoin dhe monedhave të tjera kriptografike tha CSO i CoinShares për CNBC ditën e djeshme.


Ajo tha se impakt ka pasur edhe përditësimi i softuerit që pret Bitcoin Cash i quajtur ndryshe edhe si “hard fork” ku ka shumë paqartësi dhe mosmarrëveshje rreth tij.

Tregjet kriptografike nisën ditën e Marte në rënie dhe Bitcoin humbi 12% përballë dollarit Amerikan.


Ndërsa shumë komentatorë në mediat sociale fajësuan ngjarjet rreth Bitcoin Cash, Meltem Demirors tha se ndryshimet në periudhë afatshkurtër pritet të ndryshojnë situatën.

Priten disa ngjarje interesante,” tha ajo duke folur për lançimin e Bursës Interkontinentale ICE që është edhe operatori i New York Stock Exchange më 12 Dhjetor dhe shërbimi i ri për monedhat kriptografike nga Fidelity Investments në Janar.

Duke folur për m0nedhat e tjera kriptografike, Demirors tha se mungesa e volumit tregtar ka shkaktuar një krizë likuiditeti.

Jemi në një moment kur projekteve po u mbarojnë paratë dhe ndërsa konsolidimi do të pasojë, disa prej këtyre aseteve do të shkojnë drejt zeros,” tha ajo.

Turbulenca e fundit gjithashtu ka çuar në tatëpjetë edhe dy monedhat më të mëdha pas bitcoin, Ether dhe XRP. /PCWorld Albanian