Analistët serbë: Me Haradinajn kryeministër vështirë të formohet Asociacioni

E publikuar: 30/05/2017 17:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse është nënshkruar marrëveshja në Bruksel, Asociacioni i Komunave më shumicë Serbe, e nënshkruar në prill të vitit 2013 vështirë se do të përmbushet, shkruan b92.
Sipas medies në fjalë është e paqartë se çfarë do të bëhet pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë për shkak se disa kandidat për kryeministër kanë thënë se do ta rrëzojnë marrëveshjen.

Për pezullimin e marrëveshjen janë kandidatët për kryeministër të Kosovës, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Politologu serb, Stefan Filipoviq nuk është optimist në këtë drejtim. Ai thotë se do të shkojnë kohë e gjatë pas zgjedhjeve që të formohet AKS, transmeton lajmi.net.

“Para së gjithash, duhet të shikohet rezultati i zgjedhjeve, koha që do të shkojë për të formuar qeverinë e re dhe çfarë lloj qëndrimi do të ketë qeveria e re për marrëveshjen e arritur në Bruksel dhe për AKS-në në përgjegjësi, më pas duhet të shikohet edhe qëndrimi i qeverisë së Beogradit për procesin zgjedhor dhe për qëndrimin e Prishtinës ndaj AKS-së”, ka thënë Filipoviq për RTK2.

“Çdo proces zgjedhor në vetveten është i rëndësishëm, por zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare në Kosovë kanë rëndësi historike”, ka thënë Mazllum Baraliu, profesor i të drejtës kushtetuese.

Ai, më tutje, ka thënë, se vazhdimi i dialogut dhe implementimi i marrëveshjeve do të varën nga qeveria e re, e cila sipas Baraliut do të ketë mbi supe një marrë të rëndë të problemeve dhe vendimeve që koalicioni paraprak ka lënë pezull.

Nga Qendra për Paqe dhe Tolerancë gjithashtu theksojnë se formimi i komunave me shumicë serbe nuk do të bëhet shpejtë apo lehtë.

“Ne nuk presim që AKS të ngitet si çështje menjëherë pas zgjedhjeve, pavarësisht nga të gjitha paralajmërimet dhe premtimet e politikanë kryesisht serbë, por nuk pritet që kjo çështje të ngadalësohet për kohë të pacaktuar. Deklarimet e disa kandidatëve të opozitës për kryeministër të Kosovës, që do të pezullojë bisedimet e mëtejshme mbi temën e formimit AKS-së janë krejtësisht të pavlerë dhe politike, kjo nuk do të ndodhë…”, ka thënë Nenad Maksimoviq.