Analistët: Peticioni, pa protesta masive, s’ka efekt

E publikuar: 05/10/2015 08:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti politik Artan Muhaxhiri ka thënë se, pavarësisht mbledhjes së mbi 150 mijë nënshkrimeve, peticioni gjithëpopullor kundër krijimit të Asociaciont serb dhe demarkacionit me Malin e Zi nuk do të ketë efekt në rast se nuk do të pasohet me protesta masive, shkruan “Epoka e re”.

Ndërsa analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se edhe sikur peticionin ta nënshkruajnë një milion qytetarë, kryeministri Isa Mustafa nuk do ta tërheqë nënshkrimin nga marrëveshjet.