Analistët mbështesin krijimin e frontit opozitar

E publikuar: 31/08/2015 22:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Krijimi i nji fronti opozitar asht shumë i nevojshëm, por partitë opozitare nuk duhet me u përqendrue vetëm në çashtje për të cilat janë mbrri marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.

Analistët po e thonë këtë, por ata presin që propozuesi i këtij fronti, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj me e shtjellue se çka ka mendue me këtë ide.

Tue ju referue deklaratave të opozitës, Berisha thotë se objektivi primar i këtij fronti nuk duhet me qenë rrximi i qeverisë, por çashtjet ma t’randësishme që shqetësojnë qytetarët.

I të njajtit mendim asht edhe analisti tjetër Albinot Maloku, por ai shton se fronti opozitar me këtë veprim nuk guxon me mendue veç për ardhjen në pushtet.

Edhe pse e shohin të nevojshëm bashkimin e forcave në nji front, Berisha dhe Maloku kanë dyshime se si munden me iu pajtue interesat dy partive ideologjikisht të kundërta: Njana e majtë e tjetra e djathtë.

Analistët mbështesin krijimin e frontit opozitar