Ana e "butë" e të "fortës" Mimi Kodheli, rrëfen historinë e dashurisë

E publikuar: 20/04/2018 07:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Por e ftuar gjatë ditës së sotme në emisionin “Rudina”, Mimi ka treguar një anë tjetër të saj, pjesën private duke u ndalur tek njohja me bashkëshortin.

Sipas saj lidhja e tyre ka nisur nga kureshtja që i shoqi kishte për emrin e saj. Ajo e cilësonte bashkëshortin si “Çunin më të bukur të Rrugës së Durrësit”. 

“Ne kishim studiuar në gjimnaze të ndryshme dhe ishim të panjohur. Punonim në Drejtorinë e Përgjithshme të Telekomunikacionit dhe nuk  kishim asnjë lloj kontakti pasi punonim në zyra të ndryshme. Atij i bëri përshtypje emri. Tha se kush qenka kjo vajzë me këtë emër, dua ta shikoj. E kështu më pa dhe nuk mi ndau sytë dhe në fakt nuk mi ka ndarë sytë për 32 vite”,- u shpreh Kodheli. 

Gjithashtu ajo foli edhe për marrëdhënien shumë të fortë me të atin, i cili nuk jeton më, duke treguar me shaka se ditën e dasmës babai i saj thoshte: “Nuk kam vajzë për të martuar”./Gazeta Express/