Amnesty International: Nicolas Maduro ka kryer krime kundër njerëzimit gjatë krizës në Venezuelë

E publikuar: 15/05/2019 18:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoritete në Venezuelë në krye me Nicolas Maduro mendohet se kanë kryer krime kundër njerëzimit gjatë protestave anti-qeveritare.

Kështu mendon Organizata Ndërkombëtare Amnesty International që i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) të hetojë torturën dhe vrasjet që u bënë gjatë kohës së krizës në Venezuelë.

Amnesty International dërgoi një mision për gjetjen e fakteve në Venezuelë në shkurt për të hulumtuar protestat anti-qeveritare që ndiqnin betimin e Juan Guaido-s, i cili më 23 janar e deklaroi veten President, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.

“Natyra e sulmeve… niveli i koordinimit nga forcat e sigurisë, si dhe shenjat e modeleve të ngjashme në vitet 2014 dhe 2017, bën që Amnesty International të besojë se autoritetet venezueliane kanë kryen krime kundër njerëzimit”, thuhet në deklaratën e tyre.

Guaido, është futur në një luftë të ashpër pushteti me Maduron, i cili ka mbështetjen e Rusisë, Kinës dhe Turqisë, si dhe shumicën e institucioneve të vendit, duke përfshirë edhe ushtrinë.

Ndërsa Maduron akuzon Guaidon dhe Shtetet e Bashkuara për një grusht-shtet të mundshëm.

Ndryshe, Guaido, udhëheqësi i legjislaturës së kontrolluar nga opozita në Venezuelë, që nga koha kur deklaroi veten President është njohur nga më shumë se 50 vende të udhëhequra nga SHBA.