AMF në fshatin Breznicë të Komunës së Obiliqit

E publikuar: 18/05/2020 21:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është bërë vënia e gurthemelit për ndërtimin e Ambulantës së Mjekësisë Familjare(AMF-së) në fshatin Breznicë të Komunës së Obiliqit.

Vlera e këtij projekti është 77 mijë euro donacion nga organizata Zakat House i shtetit të Kuvajtit, mundësuar nga organizata Duart e Bamirësisë

“Me vënien e këtij gurthemeli, po bëhet një hap tjetër i rëndesishëm drejt ofrimit dhe rritjes të cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët në lagjet ku ata jetojnë, njëheritë tregon qartë përkushtimin e qeverisjes sime në mënyrë që qytetarëve të ju krijohet mundësia në shërbime sa më të afërta dhe sa më të mira të mundshme, konkretisht projekti në fjalë do ju ofroj marrjen e shërbimeve shëndetësore banorëve të fshatit Breznicë dhe fshatrave përreth”, tha ai.