Amerika nuk po e sheh më Serbinë si “fëmijë të keq”, thotë Daçiq

E publikuar: 07/03/2019 23:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka përshëndetur angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi.

Daçiq ka thënë se “SHBA-ja nuk mund ta zëvendësojë procesin negociues, por mund të ndihmojë në zhbllokimin tij nëse hiqet taksa”.

“Shumë delegacione nga SHBA-ja tashmë kanë arritur në Beograd, do të shkojnë në Prishtinë e kthehen te ne. Sa na përket ne, nuk ka nevojë që ato të vijnë në Beograd, le ta zgjidhin problemin me Prishtinën që të hiqet taksa e ne shkojmë tutje”, citohet të ketë thënë Daçiq nga “Danas”.

Ai ka theksuar se qasja e SHBA-së ndaj Serbisë ka ndryshuar dhe se Serbia nuk shikohet më “si një fëmijë i keq”, ndërsa ka shtuar se SHBA-ja nuk po e kupton si është e mundur që Kosova nuk do ta dëgjojë për heqje të taksës.