Amensty International: Specialja, hap i rëndësishëm për familjarët e 400 serbëve të rrëmbyer

E publikuar: 04/08/2015 16:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Amnesty Interanational ka mirëpritur vendimin e mbrëmshëm të Kuvendit të Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale duke e cilësuar atë si një një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë.
“Amnesty International mirëpret këtë hap të rëndësishëm drejt drejtësisë për familjet e rreth 400 serbëve të Kosovës që besohet se janë rrëmbyer nga ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), të cilët më pas janë transferuar në Shqipëri, ku dyshohet se janë vrarë” thuhet ndër tjera në në deklaratën e organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.