AMD: Procesorët tanë nuk preken nga problemet që kanë shfaqur procesorët Intel

E publikuar: 20/05/2019 22:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse Spectre dhe Meltdown nuk mjaftonin, hulumtuesit së fundi kanë zbuluar disa probleme të reja sigurie: Zombieload, RIDL & Fallout dhe Store-to-leak Forwarding.

Këto probleme sigurie janë shumë serioze çka detyruan Intel menjëherë ti adresonte dhe me një kosto të madhe. Për fat jo të mirë mbyllja e tyre ka impakt direkt në performancë, sidomos tek procesorët me disa “threads.”

Megjithatë përdoruesit e kompjuterëve me procesorët AMD janë me fat. Në uebsajtin zyrtar, rivali i përjetshëm i Intel thotë se çipet e kompanisë janë imune përballë problemeve të procesorëve Intel falë mbrojtjes në nivel hardueri.

Lajmet e këqija nuk përfundojnë këtu sepse sipas raportimeve të pare kompjuterët me procesorë Intel ishin 16% më të ngadaltë pas përditësimeve.

Ka edhe më keq sepse Apple dhe Google kanë këshilluar përdoruesit e Intel të çaktivizojnë plotësisht “hyper-threading” në çipet Intel nëse duan të ngelen të sigurtë. Një gjë e tillë do të reduktonte performancën me 40 deri në 50% në varësi të aplikacioneve.

Por “hyper-threading” më së shumti prek kompjuterët e punës dhe serverët. Impakti është aq i lartë sa të ulët performancën e Core i7-8700K në nivelin e Ryzen 7 2700X.

E gjitha kjo ndodh në një situatë të vështirë për Intel. Rivali AMD po përgatitet të lançojë çipet 7-nanometër për kompjuterët desktop por edhe serverët. Nga ana tjetër Intel ende përdor arkitekturën antike 14-nanometër. /PCWorld Albanian