AMD prezanton procesorin e parë në botë për video lojërat me 16 bërthama

E publikuar: 11/06/2019 09:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë konferencës E3 2019, AMD tha se do të shtynte industrinë e lojërave përtej procesorëve me 8 dhe 12 bërthama drejt në standard të ri.

Kompania prezantoi atë që e quan procesorin e parë në botë të lojërave me 16 bërthama, Ryzen 9 3950X i cili del në shitje në Shtator për 749 dollarë.

CEO e AMD Lisa Su tha se ky procesor ka frekuencën më të lartë që kanë implementuar ndonjëherë prej 4.7Ghz dhe një depo prej 72MB.

Në vazhdën e përpjekjeve të AMD për të thyer hegjemoninë e Intel përmes një kombinimi të performancës, vlerës dhe efikasitetit, hardueri Zen 2 operon në 105vat.

Sigurisht ka shumë faktë që përcaktojnë vlerën e një procesori lojërash përtej bërthama të cilat jo gjithnjë përkthehen në performancë.

Megjithatë shtesa e re e Ryzen është një sfidë e fuqishme e cila shton presionin ndaj Intel sidomos pas prezantimit në aktivitetin Computex muaji ne kaluar të modeli 12 bërthamësh 3900X. /PCWorld Albanian