AMD prezantoi Ryzen 2, Threadripper 2 dhe dy APU të reja

E publikuar: 13/01/2018 20:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë javës AMD kishte rezervuar surpriza në panairin prestigjioz të teknologjisë CES ku prezantoi gjeneratën e dytë të Threadripper, Zen 2, Zen 3 dhe gjeneratën e ardhshme të grafike 7 nanometër.

Madje kompania solli edhe një çip grafik mobil me arkitekturën Vega.

E kjo nuk është e gjitha sepse lista e produkteve të reja kishte në përbërje dy APU Ryzen me grafika Vega.

APU-të Ryzen me Vega

Për të gjithë ata që kërkojnë kompjuter lojërash buxhetor, AMD tashmë ofron dy çipe të rinj me kosto të ulët:

Ryzen 5 2400G ka katër bërthama me frekuencë bazë 3.6Ghz dhe turbo 3.9Ghz. në aspektin grafik ka 11 bërthama Vega dhe shitet për 169 dollarë.

Ryzen 3 2200G katër bërthama me frekuencë bazë 3.5Ghz dhe turbo 3.7Ghz. Nga ana grafike ka 8 procesorë grafikë dhe shitet për 99 dollarë.

Procesori i parë, Ryzen 5 2400G pritet të ofrojë një performancë të përafërt me një Core i5-8400 e kombinuar me GeForce GT 1030. Procesori AMD do të kushtonte 120 dollarë më pak sesa kombinimi i Intel dhe Nvidia.

Të dy APU-të dalin në shitje në Shkurt tha AMD.

Zen+ vjen në tre mujorin e dytë

AMD tha se një arkitekturë e re pritet të mbërrijë në procesorë Ryzen e quajtur Zen+. Në Prill procesorët Ryzen do të përdorin arkitekturën 12 nanometër në vend të 14 nanometër.

Kompania nuk dha shumë detaje por tha se procesorët do të kenë frekuencë më të lartë, depo memorie dhe deri në 10% rritje të performancës.

Zen 2 dhe Zen 3

Me mbërritjen e Zen+, AMD do të nisë punën në një arkitekturë të re për 2019-ën, atë 7 nanometër. Një vit më parë Zen 3 do të debutojë me arkitekturën 7 nanometër+.

Është shumë herë për të folur për detaje por zyrtarët e AMD presin rritje të performancës mes 7-8% për secilën arkitekturë.

Threadripper 2

Për ata që kërkojnë më shumë performancës, AMD do të sjellë pasardhësine  gjeneratës së parë Threadripper.

Debutimin i kësaj gjenerate pritet më gjysmën e dytë të 2018-ës dhe do të bazohet në Zen+.

7nm Vega, 7 nm Navi dhe Vega Mobile

Grafikat konsumatorë gjithashtu nuk kanë qëndruar jashtë vëmendjes së AMD.

Pas Vega vjen një tjetër arkitekturë Navi 7 nanometër ndjekur nga grafikat e gjeneratës tjetër 7 nanometër+.

AMD gjithashtu prezantoi një kate grafike Vega mobile me memorjen HBM2 dhe vetëm 1.7 mm i trashë.

Kjo kartë grafike do të ofrohet për laptopët e lojërave. /PCworld Albanian