AMD pretendon 17% më shumë performancë për laptopët me Ryzen 7 përballë Core i7

E publikuar: 09/04/2019 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Janar AMD prezantoi gjeneratën e dytë të procesorëve Ryzen për laptopët e përditshëm dhe tashmë ka vendosur të kthejë vëmendje nga turma “Pro”.

Një valë e re procesorësh Ryzen Pro po vinë për kompjuterët “premium”. Procesori Ryzen 3 Pro 3300U, Ryzen 5 Pro 3500U dhe Ryzen 7 Pro 3700U kanë të gjithë dizajnin e ri 12-nanometër dhe kartat grafike Vega.

Këta procesorë kanë një “bashkë-procesor” sigurie. Performanca e gjitha është tek shpejtësia. Ryzen 3 fillon me një frekuencë bazë prej 2.1Ghz, turbo 3.5Ghz dhe grafika Vega me gjashtë bërthama.

Ryzen 5 ka frekuencë të njëjtë bazë por 3.7Ghz turbo me grafika me tetë bërthama. Së fundi Ryzen 7 ka frekuencë bazë 2.3Ghz, turbo 4Ghz dhe grafika me 10 bërthama.

Krahas këtyre modeleve AMD prezantoi edhe një çip me dy bërthama Athlon Pro 300U me frekuencë 2.4Ghz dhe grafika me tre bërthama.

AMD pretendon të ofrojë më shumë performancë sesa Intel. Kompania beson se Ryzen 7 Pro ka 14% më shumë fuqi sesa një Core i7 për laptopët.

Megjithatë mbetet për tu parë nëse pretendimet e AMD qëndrojnë ndërsa Intel mbetet lideri i pakontestuar në performancë. HP dhe Lenovo janë prodhuesit e parë të cilët do të lançojnë laptopë Ryzen Pro në tre mujorin e dytë të këtij viti. /PCWorld Albanian