AMD nxjerr në shitje procesorët me 12 dhe 24 bërthama

E publikuar: 15/10/2018 07:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Gusht AMD prezantoi gjeneratën e dytë të procesorëve Threadripper ku në mesin e tyre kishte modele me 12, 24 dhe 32 bërthama.


Gjatë fundjavës kompania tha se modelet me 12 bërthama dhe 24 bërthama Threadripper 2920X dhe 2970WX respektivisht do të dalin në shitje më 29 Tetor për 649 dhe 1,299 dollarë.

2920X ka frekuencë bazë 3.5Ghz, memorie 32MB dhe fuqi prej 189 vat. Modeli 2970WX është version i “tkurrur” i flagshipit me 32 bërthama dhe ka frekuencë bazë prej 3Ghz, 4.2Ghz Turbo dhe 64MB memorie Level 3.


AMD gjithashtu do të lançojë drejt fundit të Tetorit softuerin Dynamic Local Mode për të rritur performancën.

Si rezultat kompjuteri do të jetë më i shpejtë gjatë lojërave ose editimit të përmbajtjeve multimediale. /PCWorld Albanian