Ambicia për të qënë nudo (Foto +16)

E publikuar: 28/02/2017 11:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vajza e Kim Basinger dhe Alec Baldwin ka postuar një foto nudo në Instagram, duke treguar asetet e saj.

Modelja 21-vjeçare hedh shikimin drejt kameras, në foton e bërë nga Trevor Flores, e shtrirë në rërën e plazhit. Me shikimin e saj të jep përshtypjen se nuk e ka problem t’u tregojë fansave trupin e saj lakuriq.

“Një nga aventurat më të veçanta të jetës sime, e lumtur për atë që na pret të nesërmen”, shkruan Ireland në diçiturën e fotos.

Dhe duket vërtetë se bukuroshja nuk e ka problem të tregoj trupin kur më herët këtë javë postoi një foto me bikini jeshile, ku shkruante: “Jam e bardhë. Adhuroj bukën dhe birrën. Unë kam difekte dhe i dua ato, dhe e dua trupin tim dhe kështu dhe ju. Jeta është e bukur dhe shumë e shkurtër. Nuk ia vlen të fiksohesh me pamjen e trupit. Thjesht jeto momentin dhe shijo shoqërinë tënde”, ka shkruar ajo./tch/