Ambasadorja kroate: Fitorja e Kroacisë, porosi edhe për Kosovën

12.07.2018 19:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ambasadorja kroate: Fitorja e Kroacisë, porosi edhe për Kosovën

Amabsadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, e ka quajtur shumë të gëzueshëm kualifikimin e Kroacisë për herë të parë në finalen e Kupës së Botës në futboll, dhe tha se kjo mund të shërbejë edhe si mesazh që kosovarët që po ashtu mund të arrijnë shumë pavarësisht madhësisë së vendit të tyre, njofton Klan Kosova.
“Është i pabesueshëm rezultati për Kroacinë”, tha Kapitanoviq në Info Magazine të Klan Kosovës, duke shtuar se ata tradicionalisht e kanë zhvilluar dhe dashur këtë sport.

“Por natyrisht, Kupa e Botës është diçka tjetër, është garë botërore. Sa i përket madhësisë së Kroacisë, vetëm katër milionë banorë – është një e arritur e jashtëzakonshme”.

“E kemi një ekip të futbollistëve me përvojë. E kanë jo vetëm përvojën profesionale por edhe mendore, sepse kanë marrë pjesë në Ligën e Kampionëve. Është edhe një përgatitje mendore për turnetë dhe kampionatet e mëdha”.

Sipas Kapitanoviqit, ajo që mund t’i ketë motivuar dhe forcuar edhe më shumë lojtarët kroatë drejt rrugës për në finale, ka qenë edhe fakti që luajnë jashtë Kroacisë, ndërkaq shtoi se suksesi i kombëtares së saj mund të jetë edhe porosi për Kosovën.

“Në anën tjetër, diçka që iu jep forcë shtesë është fakti që jetojnë jashtë vendit dhe luajnë për ekipe ndërkombëtare, por po luajnë për vendin e tyre. Dhe tash, kjo iu jep edhe fuqi shtesë”.

“Është gëzim i madh, shkurt është gëzim i madh për Kroacinë dhe të gjithë qytetarët e Kroacisë”.

“Kjo në një mënyrë është edhe porosi për vendin tuaj; se si një vend i vogël mund të arrijë shumë kur varet në vetveten, në punën e mundimshme, në punën ekipore dhe në emocionet pozitive.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ambasadorja kroate: Fitorja e Kroacisë, porosi edhe për Kosovën

Ambasadorja kroate: Fitorja e Kroacisë, porosi edhe për Kosovën

Sulm në Afganistan, vriten rreth 30 ushtarë

Sulm në Afganistan, vriten rreth 30 ushtarë

Çfarë ka ndodhur me konkursin në Policinë e Kosovës? – ministri sqaron rastin

Çfarë ka ndodhur me konkursin në Policinë e Kosovës? – ministri sqaron rastin

Moska zyrtare deklarohet pas takimit Thaçi-Medvedev

Moska zyrtare deklarohet pas takimit Thaçi-Medvedev

Kadaj-Bujupi: Nuk besoj që ndonjë deputet i thotë jo rezolutës për ndërprerjen e dialogut

Kadaj-Bujupi: Nuk besoj që ndonjë deputet i thotë jo rezolutës për ndërprerjen e dialogut

Pompeo, thirrje Europës për një qëndrim të ashpër ndaj Iranit

Pompeo, thirrje Europës për një qëndrim të ashpër ndaj Iranit

Thaçi udhëheq ekipin negociator në takimin e radhës në Bruksel

Thaçi udhëheq ekipin negociator në takimin e radhës në Bruksel

Opozita nuk beson se Maqedonia mori ftesë për anëtarësim në NATO

Opozita nuk beson se Maqedonia mori ftesë për anëtarësim në NATO

Drejtori i Urologjisë në arrest shtëpiak pasi mori 100 euro nga pacienti

Drejtori i Urologjisë në arrest shtëpiak pasi mori 100 euro nga pacienti

Sërish dështon gjykimi për korrupsion ndaj ish-zyrtarit të Komunës së Prishtinës

Sërish dështon gjykimi për korrupsion ndaj ish-zyrtarit të Komunës së Prishtinës

Trump: Aleatët e NATO-s ranë dakord për të rritur shpenzimet në mbrojtje

Trump: Aleatët e NATO-s ranë dakord për të rritur shpenzimet në mbrojtje

Haradinaj përballet me zjarrfikësit protestues, njëri e quan “hajn”

Haradinaj përballet me zjarrfikësit protestues, njëri e quan “hajn”

130 mijë euro nga BERZH-i për fëmijët me kancer

130 mijë euro nga BERZH-i për fëmijët me kancer

AVONET: Spitalin e Ferizajt e kaplon nepotizmi

AVONET: Spitalin e Ferizajt e kaplon nepotizmi

Trump: Anëtarët e NATO-s bien dakord të rrisin shpenzimet e mbrojtjes

Trump: Anëtarët e NATO-s bien dakord të rrisin shpenzimet e mbrojtjes

KMDLNj: Mosliberalizimi i vizave është për shkaqe politike, jo se nuk janë plotësuar kriteret

KMDLNj: Mosliberalizimi i vizave është për shkaqe politike, jo se nuk janë plotësuar kriteret