Ambasadori zviceran: Ne po investojmë, ju po vjedhni – largoni veteranët e rrejshëm nga lista

E publikuar: 27/03/2019 15:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet është treguar shumë i nervozuar sot në Skenderaj, duke thënë se Kosova ka një numër të madh veteranësh dhe se numri i shërbyesve civil është tri herë më i madh se në vendet e rajonit, transmeton Gazeta Metro.

Lebet ka thënë se nuk është normale numri i madh i veteranëve të rrejshëm dhe se ata nuk duhet paguar, pasi pastaj të tjerët po duhet të investojnë në projekte qenësore për qytetarët.

“Nuk është normale që qeveria e Zvicrës të financoi ujësjellësin këtu, sepse e dimë që ekzistojnë të holla edhe në këtë vend. E dimë se vlera e këtij projekti është përafërsisht 2.5 përqind e vlerës për veteranët e luftës. Por, veteranët e vërtetë të cilët kanë luftuar për lirinë e këtij vendi. Nuk jemi të lumtur të shohim nëse njerëzit marrin këtë status pa ndonjë të drejtë. Do të thotë, nëse të hollat ruhej jo për të financuar veteranët e rrejshëm do të ndërtojmë shumë më shumë sisteme të ujësjellësit. Është shumë irrituese të shohim në këtë vend ku ka më shumë shërbyes civil tri herë më tepër sesa në vendet e rajonit. Mjaftë është bërë për të përmirësuar administratën publike, mirëpo ende duhet të punohet në ketë drejtim”, tha Lebet, transmeton Gazeta Metro.