Ambasadori Orlando takon ministrin Zemaj: Numrat vazhdojnë të jenë shqetësues

E publikuar: 31/08/2020 13:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando pas kthimit në Kosovë, ka takuar ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj ku kanë rishikuar bashkëpunimin dhe veprimet e ardhshme të përbashkëta ndaj Koronavirusit.

Ai ka shkruar në Twitter se numrat i të infektuarve me Covid-19, vazhdojnë të jenë shqetësues.

“Përveç veprimeve të Qeverisë, roli i qytetarëve është thelbësor në ndalimin e përhapjes së virusit, shpëtimit të njerëzve dhe ekonomisë: vendosni maskën, mbani distancën, lani duart”, ka shkruar ai.