Ambasadori norvegjez flet për islamin e pastër, bën thirrje të ruhen traditat

E publikuar: 25/07/2015 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Podujevë sot qëndroi për vizitë ambasadori norvegjez Jan Braathu Ai aty foli për islamin e pastër derisa bëri thirrje që të ruhen traditat.

Sipas Brathu komuna e Podujevës është duke i ruajtur traditat e fesë islame.

“Sot ka shumë sfida dhe keqkuptime mbi islamin në Kosovë dhe besoj që vlerat që po promovohen në Podujevë janë përfaqësim i vërtetë i fesë prandaj mund të quhet bastion i islamit që nuk po humb traditën e saj”, tha Braathu transmeton Klan Kosova

Rrugën e tillë ai tha se duhet që ta ndjekin të gjithë myslimanët e Kosovës por edhe vendeve të tjera të botës.

“Kosova po përballet me kërcënime të njëjta si çdo shtet europianë. Unë mendoj se policia e Kosovës është duke e trajtuar këtë çështje me seriozitet dhe profesionalizëm prandaj duhet të kemi besim të plotë në ta”, theksoi ambasadori.