Ambasadori italian largohet nga Kosova pas përfundimit të misionit

E publikuar: 25/06/2021 16:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando është larguar përfundimisht nga Kosova.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Orlando ka falënderuar Kosovën duke ia bashkangjitur një foto nga automjeti me të cilin ishte duke udhëtuar, shkruan lajmi.net.

“Mirë u pafshim Kosovë, faleminderit!”, ka shkruar Orlando në gjuhën italiane.

Orlando kishte njoftuar opinionin në fillim të muajit se në fund të muajit qershor do të përfundojë misionin e tij në Kosovë.

“Kjo vjen papritmas, por misioni im në Kosovë do të përfundojë në fund të qershorit, pas vetëm një viti e gjysmë”, kishte shkruar Orlando ndër të tjerash në Twitter.

Ai ishte shprehur i pikëlluar për lajmin se do t’i duhej të largohej nga Kosova.