Ambasadori i Rusisë: Amerika se e ka krijuar si shtet Kosovën, e gënjeu

E publikuar: 11/12/2019 09:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori Rus në Serbi Alexander Botsan-Kharchenko e ka quajtur Kosovën ‘një shtet të rremë’ dhe ka thënë se kjo është ende pjesë e Serbisë, duke shtuar tutje se BE’ja duhet të presë për t’i pajtuar këto të dyja

Deklaratat e radhës të politikanit nga Rusia e mbështesin edhe më shumë pozitën e Qeverisë së Serbisë, e cila po refuzon ta njoh Kosovën që nga shpallja e pavarësisë, më 17 shkurt 2008.

Në lidhje me ndërmjetësimin e BE’së për të arritur një marrëveshje Prishtinë-Beograd, në mënyrë që dy vendeve t’u hapën rrugët rreth proceseve të rëndësishme, Botsaj Kharchenko është deklaruar se është më mirë të presin.

“Nuk ka asnjë ide në vend të parë për një ndërtim sa më të rregullt të dialogut. Është më mirë të presin, të ndërtohet besimi, dhe të rregullohen problemet e vogla por të rëndësishme”, ka thënë ai para gazetarëve serbë.

Në fund, Ambasadori nuk ka ngurruar të quajë Kosovën një ‘shtet të rremë dhe pjesë të Serbisë’, duke shtuar se nëse ka ndonjë marrëveshje, ajo duhet të bëhet me kompromis, përcjell Gazeta Metro.

“Kosova është pjesë e Serbisë. SHBA’të kanë ndërtuar një shtet të rremë, kur e mbështetën Kosovën për ta deklaruar shpalljen e pavarësisë së saj”, ka thënë ai.

Kujtojmë se pavarësisht këtyre deklaratave të vazhdueshme që vijnë nga Serbia e Rusia, Bashkimi Europian dhe SHBA’të i kanë bërë thirrje Kosovës që ta heqë taksën 100 përqind dhe të kthehen në tavolinën e bisedimeve me Beogradin.

Në këtë mënyrë, sipas tyre, vendi do të arrijë një marrëveshje finale dhe do t’u hapen shumë rrugë dhe procese në integrimet euro-atlantike.