Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi viziton komunën e Tuzit

E publikuar: 08/05/2020 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa ka vizituar sot komunën e Tuzit, ku është njoftuar nga afër për gjendjen me pandeminë e koronavirusit në këtë komunë.

Hysa aty është pritur nga kryetari i komunës, Nikë Gjeloshaj, shefi i asamblesë komunale Fadil Kajoshaj dhe shefi i policisë komunale, Rexhep Çunmulaj.

Ambasadori Hysa e ka uruar kryetarin shqiptar të Tuzit dhe stafin e tij për punën e jashtëzakonshme të kryer gjatë karantinimit të tërë komunës, si dhe tejkalimit të krizës me koronavirus.