Ambasadori gjerman: Lajm i shkëlqyeshëm zgjedhja e Beyer si raportues për Kosovën

E publikuar: 14/11/2019 18:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka përshëndetur zgjedhjen e Peter Beyer raportues për Kosovën në Këshillin e Ministrave, raporton Gazeta Express.

Heldt përmes profilit të tij në Twitter ka shkruar se zgjedhje e Beyer është lajm i shkëlqyeshëm.

“Kjo është me të vërtetë lajm i shkëlqyeshëm. Përgëzimet dhe urimet më të mira për Peter Beyer për këtë detyrë të rëndësishme. Ai e njeh Kosovën dhe rajonin mirë. Gjithë të mirat”, ka shkruar ambasadori Heldt.