Ambasadori gjerman jep një lajm të ri për liberalizimin e vizave

E publikuar: 03/05/2018 19:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me rastin e 10 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Kosovës, ambasadori gjerman Christian Heldt sot ka bërë zbulimin e shtatores së “Ambasadorit“ të Berlinit në Prishtinë, e ashtuquajtur arushë, i cili është punuar nga artistja kosovare, Arta Rudaku.
Me këtë rast, ambasadori Heldt shpreson se liberalizimi i vizave do të ndodhë shpejt, vendim të cilin e merr Komisioni Evropian, e cila ka vë edhe kritere të tjera siç janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë ndonjë afat për liberalizimin e vizave, shkruan gazetametro.net.

Ai ka folur edhe për vizitën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi më 9 maj me kancelaren gjermane Merkel, duke shpresuar do të jetë një takim i mirë dhe i frytshëm ndërmjet tyre.

Ambasadori po ashtu ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, i cili tha se kjo çështje e cila është në finalizim, të vazhdojë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është në të mirë të dyja vendeve.