Ambasadori francez konfirmon mbështetjen në luftën ndaj korrupsionit

E publikuar: 13/03/2019 15:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, priti në takim Ambasadorin e Francës, Didier Chabert.

Në këtë takim Havolli njoftoi Ambasadorin Chabert për punën që është duke bërë Agjencia Kundër Korrupsionit në ndryshimet legjislative, kontrollin e deklarimit të pasurisë, ngritjen e kapaciteteve të Agjencisë në forcimin e mekanizmave aktual në parandalimin dhe luftimin sa më efikas korrupsionit.

Ambasadori Chabert konfirmoi mbështetjen Ambasadës dhe të Francës për Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe theksoi se vlerëson shumë punën e përkushtuar të kësaj Agjencia.

Në takim po ashtu u diskutua dukuria e shfaqur në lidhje me rastet e emërimeve në Bordet e ndryshme.

Havolli falënderoi Ambasadorin Chabert për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Francës në sundimin e ligjit dhe në fuqizimin e rolit të Agjencisë në përpjekjet e përbashkëta kundër korrupsionit.

Ambasadori Chabert në këtë takim ishte i shoqëruar nga Atasheu për bashkëpunim, Joseph Giustiniani, të cilët nga Havolli u njoftuan edhe për ecurinë e procesit të Deklarimit të Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik.