Ambasadori Delawie të largohet nga Kosova

E publikuar: 20/02/2016 13:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga: Avni Jashari

Qysh me ardhjen e tij në pozitën e ambasadorit të SHBA-ve në vendin tonë, ky njeri ka treguar që nuk është njeri që stabilizon situata, ai ka qenë që nga fillimi i mandati të tij një njeri që me deklaratat e tij ka fut vetëm përçarje dhe mos respekt për të zgjedhurit e popullit (deputetët legjitim të Kuvendit të Kosovës)
Ky ambasador shumë shpejt shpërfaqi fytyrën e vet dhe na tregoi se nuk ndryshon aspak nga paraardhësit e tij: Tina Kaidanow, Christopher Dell dhe Tracey Jacobson.

Asnjëherë populli i Kosovës nuk harron mbështetjen që populli amerikan i ka dhënë në ngritje dhe synimin e aspiratave tona shekullore. Por SHBA-të e posaçërisht të deleguarit e tyre në Kosovë duhet të kenë qasje konstruktive në raport me zhvillimet që ndodhin këtu. Të njëjta i kisha shkruar edhe momentin kur ky njeri me ardhjen në këtë pozitë filloi vetëm t`i fry zjarrit dhe nuk qe asnjëherë konstruktiv në raport me realitetin dhe krizën tash e sa kohë politike në Kosovë.

Kulmi që ky njeri shpërfaqi sërish fytyrën e vet destruktive, është fjalori i tij prej kasneci që serish vjell vrer mbi të deleguarit e popullit, mbi të deleguarit legjitim të cilët në ulëset e Kuvendit janë me votën demokratike të qytetarit, e po ta kujtoj i nderuar (nëse meriton me ju quajt të nderuar pas fjalorit dhe të gjithave që keni “kontribuar” në këtë situatë) ambasador se sa është e vlefshme vota e qytetarit dhe te deleguarit e tyre në vendin nga i cili vini, pra nga SHBA-të, vend ky i cili është djep dhe model se si mbrohet përfaqësuesi i popullit dhe vota e qytetarit. Sjelljet tuaja ambasador nuk përkojnë fare me demokracinë dhe frymën që përçon shteti juaj i respektuar. Ju më shumë duket se i ngjani një ambasadori kolumbian apo venezuelas.

Fytyra juaj dje në ekranet tona televizive duke u dridhur dhe duke u djersitur tregon ose për ndonjë presion… ose për inat të madh që keni për opozitën e bashkuar. Por mos harroni, kërkesat e opozitës së bashkuar kanë vulën e popullit me peticionin e mbi 200 mijë qytetarëve si dhe me protestën madhështore dhe paqësore të 17 shkurtit.

Në një vend të mirëfilltë dhe ku sundon ligji dhe e drejta, sot ishte dashtë të kërkohet nga shteti mik amerikan zëvendësimin e juaj, dhe jo vetëm kaq, nga sot ju nuk do të duhej më ta përfaqësonit një shtet si Amerika në misione diplomatike.

Pse po e them këtë. Nuk mund askush të më thotë në këtë rast se jam ani-amerikan, jam pro amerikan ma shumë se që mendoni. Jam rrit, jam ngritë dhe ende frymojë si një shtetas amerikan, dhe e di të sigurt që çfarëdo ambasadori në SHBA do të jepte një deklaratë të tillë për të deleguarit legjitim të popullit do përballej me gjera serioze e madje edhe me dëbim për mos respekt dhe fyerje për të votuarit legjitim të popullit.

Është demokracia, trimëria e bujaria amerikane që më inkurajojnë të shkruaj dhe të kërkoj nga përfaqësuesit e vendit tim që ju të largoheni nga këtu.

Por e keqja është së drejtuesit e vendit tim fatkeqësisht, janë të zhytur thellë në korrupsion, shantazh e krim, e ju ambasador të tillët me çdo kusht, me deklarimet tuaja po pretendoni ende t`i mbani në pushtet. Prandaj edhe ti sot fyen e qe besa mundësh edhe me nanë me na sha dhe askush nuk të bënë asgjë. Bile në mbrëmje mundësh me dal edhe mu shëtit lirshëm sepse fatkeqësisht jeni rreshtuar dhe po mbroni anën e errët të politikës në këtë vend.

Fjala fyese, denigruese dhe kërcënuese e Ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, që ju drejtua protestuesve të vendit ishte shumë me neveritëse sesa veprimet e opozitës së bashkuar. Ai kërconi së në Pallatin e Qeveris po i priste rreth 50 mijë qytetar jo me kafe po i armatosur e i rrethekuar nga policia që i bindet 100% urdhrave të tij, deklarime këto që i ngjanin atyre të Mubarakut në Egjipt kohë më parë.

A mundë të pritet me plumba adoleshenti apo fëmija në kraharorin e prindit të cilët protestonin atë ditë? Ma thuaj ambasador si do të reagonit ju në shtetin tuaj pas kërcënimeve të tilla?

Ju ambasador injoruat dhe përbuzët edhe peticionin e mbi 200 mijë qytetarëve të Kosovës. Injoranca juaj së bashku me fjalorin që hiq nuk është më i but se ai i Thaçit e Mustafës, ju bënë juve pjesë të së keqes dhe mbrojtës të një kauze e cila po pretendon me çdo kusht ta dërgoi vendin drejt një konflikti qytetar, ngase kjo edhe është karta e fundit që u ka mbetur në dorë qeveritarëve tanë. Në rast të tillë ambasador ju dhe “klientët” që po i mbroni do të mbeteni të turpëruar e me faqe të zezë.