Ambasadori britanik përgëzon FSK-në dhe Policinë e Kosovës për heroizmin e treguar në Shqipëri

E publikuar: 29/11/2019 15:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot, ka përgëzuar FSK-në dhe Policinë e Kosovës për punën e bërë në Shqipëri pas tërmetit që u mori jetën 49 vetave.

“Këtë javë, ne të gjithë kemi parë skenat tragjike, pas një numri të termeteve shkatërruese që ndodhën në Shqipëri. Bashkëndjejmë me viktimat dhe familjet e tyre”, ka shkruar Abbot në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Ne po ashtu kemi parë një përgjigje të shkëlqyeshme dhe të shpejtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Unë dua të përgëzoj ekipet nga Kosova për heroizmin dhe përkushtimin e tyre për të shpëtuar jetë dërisa rrezikonin jetën e tyre”.