Ambasadori britanik: Mos i votoni kriminelët

E publikuar: 22/05/2017 18:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, i është bashkuar fushatës #AsUnë, për mos votimin e kandidatëve për deputetë të cilët janë të korruptuar.

Ambasadori, O’Connell ka thënë se ai kurrë nuk do të votonte një parti e cila ka përkrahur kriminelët ose që ka përfshirë në listat e tyre kriminelë.

“Por më e rëndësishmja, unë kurrë nuk do të votoja për një parti e cila ka përkrahur kriminelët ose ka përfshirë kriminelët në listat e tyre”, ka thënë O’Conell.

“Si votoj unë në Britani? Para zgjedhjeve unë mendoj: Filozofia e cilës parti përshtatet me filozofinë time? A i besoj unë premtimeve të tyre apo mendoj që ato janë qesharake? Kur ishin në pozitë, a bënë atë që premtuan që do të bënin? A mendoj që janë të gatshëm të kryejnë punën që kërkohet nga ta? Por më e rëndësishmja, unë kurrë nuk do të votoja për një parti e cila ka përkrahur kriminelët ose ka përfshirë kriminelët në listat e tyre”, është postimi i plotë i ambasadorit

Fushata “As unë” është iniciuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe që ka për synim vetëdijesimin e qytetarëve për të mos votuar kandidatët e korruptuar.