Ambasadori amerikan uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajram (Foto)

E publikuar: 01/09/2017 09:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka uruar besimtarët e fesë islame për festën e Kurban Bajramit.

“Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë atyre që e festojnë në Kosovë dhe në të gjithë botën”, ka shkruar Delawie në rrjetet sociale.

Besimtarët myslimanë në botë shënojnë një prej festave më të rëndësishme, atë të Kurban Bajramit, duke përcjellë mes vete mesazhe të paqes, humanizmit e dashurisë.