Ambasadori amerikan në takim me Daçiqin, flasin për Kosovën

E publikuar: 28/10/2019 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq u takua sot me ambasadorin e sapoemëruar amerikanë Beograd Anthony Godfrey, i cili informoi për pikëpamjet e Serbisë për çështjet aktuale të politikës së jashtme.

Shefi i diplomacisë serbe ka bërë me dije se me diplomatin amerikan kanë folur edhe për Kosovën.

“Ne kemi biseduar pak edhe për Kosovën, dhe natyrisht ata janë gjithmonë të interesuar nëse ne do të vazhdojmë të punojmë për tërheqjen e njohjeve,” i tha Daçiq Tanjugut pas takimit me Godfrey, transmeton Klan Kosova.