Ambasadori amerikan në Serbi, Serbia ka respekt të lartë për KFOR-in

13.03.2015 13:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ambasadori amerikan në Serbi, Serbia ka respekt të lartë për KFOR-in

KFOR’i njofton për një takim të Gjeneralit Francesco Paolo Figliuolo me Ambasadorin amerikan në Beograd Michael D. Kirby në shtabin e KFOR’it në Prishtinë ku ka marrë pjesë edhe Ambasadorja Tracey Ann Jacobson.
Ky është njoftimi i KFOR’it për takimin.

Sot, Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo, pati një takim me ambasadorin amerikan në Serbi, shkelqësinë e tij Michael D. Kirby, në kampin “Film City” Shtabin qendror të NATO-s, KFOR-it në Prishtinë.

Gjatë vizitës së tij në Shtabin e KFOR-it, shkelqësia e tij Michael D. Kirby diskutoi me Gjeneralin Figliuolo shumë tema në lidhje me zhvillimet më të fundit të sigurisë dhe gjendjen socio-ekonomike në Kosovë. Shkelqësia e tij Kirby theksoi rolin vendimtar të KFOR-it në sigurimin në mënyrë të paanshme të një mjedisi të sigurtë në Kosovë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ai gjithashtu theksoi respektin e lartë që autoritetet serbe kanë për KFOR-in, duke e konsideruar atë të jetë element kryesor stabiliteti në Kosovë, duke përmirësuar kështu sigurinë e përgjithshme të rajonit të Ballkanit. Në takimin i cili u mbajt në Shtabin qendror të KFOR-it mori pjesë edhe ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.

Ata gjithashtu u përqendruan në progresin pozitiv të arritur gjatë bashkëpunimit ndërmjet KFOR-it dhe akterëve të tjerë rajonal të sigurisë. Komandanti i KFOR-it e shfrytëzoi rastin për të shprehur mirënjohjen e tij për kontributin dhe mbështetjen e SHBA-ve, duke theksuar profesionalizmin dhe angazhimin e anëtarëve të shërbimit të SHBA-së që nga viti 1999 si pjesë e misionit të KFOR-it.

Aktualisht kontingjenti amerikan përbëhet nga rreth 700 ushtarë, duke pasur epërsinë e Grupit Shumëkombësh të Luftarak Lindje, me bazë në Kampin “Bondsteel”, dhe trupa të tjera amerikane janë pjesë e Stafit të Shtabit qendror të KFOR-it në kampin “Film City”.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/ambasadori-amerikan-ne-serbi-takon-komandantin-e-kforit-ne-prishtin-86678/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Bildt vlerëson vendimin e qeverisë së Kosovës për taksën

Bildt vlerëson vendimin e qeverisë së Kosovës për taksën

Mustafa: Kosova nuk guxon të qëndrojë në mes të SHBA-së dhe BE-së (VIDEO)

Mustafa: Kosova nuk guxon të qëndrojë në mes të SHBA-së dhe BE-së (VIDEO)

Takohen Mustafa dhe Kurti, shkak taksa 100 për qind

Takohen Mustafa dhe Kurti, shkak taksa 100 për qind

Lutfi Haziri: Masa e reciprocitetit duhet të qartësohet deri në fund

Lutfi Haziri: Masa e reciprocitetit duhet të qartësohet deri në fund

Kërkohet paraburgim ndaj tre personave të dyshuar për dhunim

Kërkohet paraburgim ndaj tre personave të dyshuar për dhunim

Lumezi dhe ambasadori zviceran diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Lumezi dhe ambasadori zviceran diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Diskutohet procesi i Vettingut në Kosovë

Diskutohet procesi i Vettingut në Kosovë

Reshjet e borës, Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik

Reshjet e borës, Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik

​FSSHK-Kurtit: Mos harroni ligjin e pagave

​FSSHK-Kurtit: Mos harroni ligjin e pagave

Digjitalizimi, proces i pashmangshëm për bizneset

Digjitalizimi, proces i pashmangshëm për bizneset

Presidenca kroate e BE-së: Shpresojmë që kosovarët të lëvizin pa viza në të ardhmen e afërt

Presidenca kroate e BE-së: Shpresojmë që kosovarët të lëvizin pa viza në të ardhmen e afërt

Qeveria aprovon themelimin e Grupit të ekspertëve për procesin e vetingut në drejtësi

Qeveria aprovon themelimin e Grupit të ekspertëve për procesin e vetingut në drejtësi

Qeveria e Kosovës ndan 400 mijë euro për furnizim me mjete mbrojtëse nga Coronavirusi

Qeveria e Kosovës ndan 400 mijë euro për furnizim me mjete mbrojtëse nga Coronavirusi

Kryeministri Kurti shkarkon bordin drejtues të INFRAKOS

Kryeministri Kurti shkarkon bordin drejtues të INFRAKOS

Grenell po bën probleme duke favorizuar Thaçin

Grenell po bën probleme duke favorizuar Thaçin