Ambasadori amerikan kritikon ata që kufizojnë se çka duhet të flasin Kosova e Serbia

30.03.2019 15:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ambasadori amerikan kritikon ata që kufizojnë se çka duhet të flasin Kosova e Serbia

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se vendosja e vijave të kuqe, e vështirëson dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ai thotë se si negociator, nuk do të dëshironte që të shkon në negociata me shumë njerëz, ku do t’i thuhej  për çfarë nuk mund të flas.

“Çfarë ne kemi thënë është që ne nuk kemi vija të kuqe dhe nuk jemi duke shkruar ‘çeqe boshe”. Më lejoni që të shpjegoj këto dy shprehje. Si negociator, unë, nuk dëshiroj që të shkoj në negociata me shumë njerëz ku do të tregonin se çfarë nuk mund të flas. Ne mendojmë se nëse Washingtoni, Brukseli, Londra, Berlini e Parisi janë duke iu thënë negociatorëve, se ju nuk mund të flisni për këtë apo për atë, kjo e bën shumë të vështirë që të ketë një diskutim të gjerë. Kjo është ajo se çfarë nënkuptojmë ne me atë se ‘nuk kemi vija të kuqe’”, ka thënë Kosnett për Radio Kontakt Plus, trasnmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se dëshirojnë që të bisedohet për çfarëdo që palët dëshirojnë.

Kosnett ka thënë se dëshirojnë të shohin se cilat janë idetë e Beogradit dhe Prishtinës për të zgjidhur problemin, por thekson se SHBA-ja nuk do të jetë aty për të përkrahur çfarëdo ide.

“Kur themi se nuk ka ‘çek bosh’, duam të themi se duam të shohim se cilat ide dhe zgjidhje do të prezantohen nga negociatorët nga Kosova dhe Serbia dhe pastaj do të shohim se çfarë mendojmë për to. Sigurisht, nëse Kosova dhe Serbia janë të afta të definojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që plotëson nevojat e njerëzve të dy shteteve dhe që është e qëndrueshme, do të ishte një arritje e madhe, dhe ne do dëshironim që ta mbështesim atë. Kjo është një pikë që unë dua ta nënvizojë: Nëse arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, SHBA-ja nuk do jetë aty vetëm për të përgëzuar të gjithë të për të ikur. Ne do të qëndrojmë të lidhur me procesin, për të qenë të sigurt që njerëzit përmbushin premtimet e tyre, dhe që procesi të implementohet, sepse një marrëveshje nuk përfundon në momentin kur vendosen nënshkrimet në një copë letër. Aty marrëveshja fillon”, ka thwnw ndwr tw tjera Kosnett./

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


130 persona janë në izolim pasi që kanë kontaktuar të infektuarit në fabrikën e tekstilit

130 persona janë në izolim pasi që kanë kontaktuar të infektuarit në fabrikën e tekstilit

Trump, SHBA: E ndërprejmë përfundimisht marrëdhëniet me OBSH’në

Trump, SHBA: E ndërprejmë përfundimisht marrëdhëniet me OBSH’në

Një fjalë shmang Austrinë nga gabimi i madh në buxhetin e vendit

Një fjalë shmang Austrinë nga gabimi i madh në buxhetin e vendit

Fillojnë shkurtimin e stafit linjat ajrore  për shkak të Covid-19

Fillojnë shkurtimin e stafit linjat ajrore për shkak të Covid-19

Muja: Pritjet i kam pasur nga tre gjyqtarë të Kushtetueses

Muja: Pritjet i kam pasur nga tre gjyqtarë të Kushtetueses

Max paralajmëron projektin e ri me një fotografi provokuese

Max paralajmëron projektin e ri me një fotografi provokuese

Rihanna është shumë e lezetshme, por nuk di të këndojë!

Rihanna është shumë e lezetshme, por nuk di të këndojë!

12 klubet e Superligës rezultojnë negativ në koronavirus, gati për rikthimin e garës

12 klubet e Superligës rezultojnë negativ në koronavirus, gati për rikthimin e garës

Në SHBA, arrestohet polici që ia vuri gjurin në qafë zezakut

Në SHBA, arrestohet polici që ia vuri gjurin në qafë zezakut

Gashi, Kushtetuesja: Sqaroi se në Kosovë popullin e përfaqëson Kuvendi, e jo Qeveria e Presidenti

Gashi, Kushtetuesja: Sqaroi se në Kosovë popullin e përfaqëson Kuvendi, e jo Qeveria e Presidenti

Borell: BE do të preferonim të ruhet gjendja e tanishme sa u përket kufijve, disa shtete janë kundër çfarëdo lëvizjeje

Borell: BE do të preferonim të ruhet gjendja e tanishme sa u përket kufijve, disa shtete janë kundër çfarëdo lëvizjeje

Mickoski: Të amnistohet nga fiaskoja me Covid-19, dëshiron të më paraqet Zaev që unë kinse jam qeveria e Maqedonisë

Mickoski: Të amnistohet nga fiaskoja me Covid-19, dëshiron të më paraqet Zaev që unë kinse jam qeveria e Maqedonisë

Pacolli: Të sqarohem lidhur me deklaratën për sulm terrorist, u keqinterpretua

Pacolli: Të sqarohem lidhur me deklaratën për sulm terrorist, u keqinterpretua

Tensionet kufitare, kinezët apo indianët kanë gjuajtësit më të mirë?

Tensionet kufitare, kinezët apo indianët kanë gjuajtësit më të mirë?

Agjencia kundër korrupsionit në Serbi: Jemi duke e hetuar Goran Rakiqin

Agjencia kundër korrupsionit në Serbi: Jemi duke e hetuar Goran Rakiqin

PDK në Lipjan: Imri Ahmetin po keqpërdor

PDK në Lipjan: Imri Ahmetin po keqpërdor