Ambasadori amerikan godet përsëri ata që deshën ta ndalin zbulimin e rrëmbimit të gylenistëve

E publikuar: 17/05/2019 21:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philipp Kosnett ka mirëpritur raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq.

Dy ditë më parë, Komisioni miratoi raportin mbi dëbimin e gjashtë shtetasve turq, të dyshuar si pjesëtarë të organizatës Feto.

Ambasadori Kosnett ka thënë se është i kënaqur që ka parë miratimin e raportit pavarësisht përpjekjeve, siç është shprehur, për ta shtypur atë.

Në reagimin e ambasadorit Kosnett, thuhet se ky komision ka tejkaluar përpjekjet për t

“I kënaqur të shoh Komisionin hetimor parlamentar për dëbimin e shtetasve të huaj që ka tejkaluar përpjekjet për ta shuar raportin e tij. Shembull i mirë i ushtrimit të rolit mbikqyrës të Kuvendit”, ka shkruar Kosnetti.