Ambasadat në Beograd i kallën Vucic dhe Tadic (Foto)

E publikuar: 22/07/2017 19:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kështu mban titullin editoriali i të përditshmes beogradase ‘Danas’, si qëndrim i kësaj gazete, lidhur me demunstratat e vitit 2008 me moton ‘Kosova është Serbi’, kur u sulmuan dhe ia vënë flakën Ambasadës të Shteteve të Bashkuara dhe të tjerave të vendeve të quintit në Beograd.

“Aleksandar Vucic dhe Boris Tadic, që të dy ishin motorrët kryesor të nacionalizmit serb që mbushnin me ide të urrejtjes dhe popullin dhe ndërsyen tifozët huliganë që të djegin gati se çdo ambasadë të huaj në kryeqytetin serb”, shkruan Danas, transmeton Gazeta Metro.

Ky krim, i cili e turpëroi Serbinë, është i barazvlefshëm me krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës që politika serbe kreu ndaj civilëve gjatë luftrave në ish Jugosllavi, viteve të 90’ta.

Ky editorial, gazetës Danas, ka ngritur reagime të ashpëra në Serbi, për shkak se akuzon direkt, Kryetarin e Serbisë Aleksandar Vucic se është në krye të zingjirit të këtyre sulmeve në Serbi të kryera në vitin 2008.

Mbi 10 ambasada të vendeve perendimore u sulmuan në Beograd gjatë një proteste të dhunshme si rezultat i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nnë vitin 2008. Prej atëherë, lidhur me këtë akt, nuk është gjykuar askush, për çka ambasadat e huaja në Beograd, ende pas 10 viteve kërkojnë fajtorët të denohen dhe të vihen para drejtësisë./gazetametro.net